🔴 Turqia sjellë filmin e sulmit terr*rist në Banjskë

Më 5 shtator 2025, në kinematë e Turqisë, e më pas edhe Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit pritet të shfaqet premiera e filmit më të ri: “Në Errësirën e Diellit – Kosova”, shkruan Mitropol.
Ky film trajton edhe njërën nga ngjarjet më tronditëse dhe të ndjeshme të viteve të fundit në Kosovë, sulmin terr*rist në Banjskë, të kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023.
Filmi vjen si vazhdim i rrëfimit të nisur me “Fytyra të Fshehura – Bosnja”, që trajtonte fshehjen e kriminelëve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai përqendrohet në përpjekjet e agjentëve turq për të parandaluar një luftë të madhe që mund të shpërthejë në Ballkan, si dhe pasqyron bashkëpunimin strategjik dhe operacional mes Kosovës dhe Turqisë në përballjen me këto kërcënime.
Në rolet kryesore janë aktori me origjinë nga Kosova Gökhan Tunalıgil, Ayhan Krüezi dhe Ebru Taşçı. Në film luajnë gjithashtu aktorë të njohur si Ümit Acar, Müge Ulusoy, Bora Sivri, Ali Düşenkalkar, Ayhan Işık dhe artistja kosovare Sonay Buş.
Xhirimet janë realizuar në Prizren, Prishtinë, Mamushë e Bursa.