Medi
LAJME

🚧 Dy rrugë në Mitrovicë do të bllokohen për qarkullim nga 15 gushti


Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Mitrovicë njofton se rrugët “Ali Zeneli” dhe “Ferat Dragaj” do të jenë të mbyllura për qarkullim nga 15 deri 22 gusht, shkruan Mitropol.

Shkak për këtë do të jenë disa punime infrastrukturore që do të zhvillohen në këto rrugë, të cilat veçse janë drejt përfundimit.

Qytetarët ftohen që të largojnë automjetet e tyre që i kanë të parkuara në këto rrugë dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, në mënyrë që punimet të vazhdojnë pa pengesa.

Pellini