Dukato 2
02KULT'ARTLAJME

1 vit nga fillimi i restaurimit të Xhamisë së Mazhiqit nga Ministria e Kulturës, punimet kanë ngecur askund

Vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore u dha lajmi i mirë se objekti Xhamisë së Mazhiqit më në fund po gjente përkujdesje institucionale, shkruan “Mitropol”.

Në kilometrin e trembëdhjetë në dalje të qytetit të Mitrovicës, në fshatin Mazhiq, përskaj rrugës, në krahun e djathtë, mund të shihet xhamia e vjetër, e cila quhet Xhamia e Mazhiqit.

Aurora Group

Objekti i mbetur i kësaj xhamie është zyrtarisht në listën e monumenteve të mbrojtura dhe në kohën kur filloi reataurimi atë e vizitoi ministri Hajrulla Çeku e deputetë të shumtë që garonin të merrnin meritat për restaurimin e saj.

Xhamia që është objekt i vjetër kulti, i ndërtuar në shekullin XVI, konkretisht në vitin 1549, pra në fund të gjysmës së parë të këtij shekulli filloi të renovohej nga MKRS vitin e kaluar, por punimet aty kanë ngecur tash e një kohë të gjatë dhe krejt çka është bërë ka qenë vendosja e ca rrjetave rrethuese dhe skeleve përreth.

Xhamia e (Trepçalive) Mazhiqit llogaritet një ndër xhamitë më të vjetra në rajonin e Mitrovicës dhe të Shalës së Bajgorës dhe ka një rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore në vendin tonë. Vlera e saj është tek arkitektura e veçantë orientale dhe te varrezat e vjetra dhe mbishkrimet e vjetra në gurët e varreve në oborrin e xhamisë. Nëse nuk do të ketë intervenime dhe përkujdesje më të madhe nga institucionet komunale dhe shtetërore në të, do të jetë shumë i vështirë deshifrimi i mbishkrimeve në gurë, meqë me kalimin e kohës po zbehet pamja e tyre.

Sipas dokumenteve (“Vakfije” – Nr.v. EV. K.K 632 Defter. Fq 494 … 209) në të njejtin vend po i njejti person së bashku me “Mesxhitin” ka ndërtuar edhe hanin i cili mendohet se i ka themelet në afërsi të xhamisë. Sipas Vakfies, fshatarët rreth qytezës së Trepçës merreshin me bujqësi dhe punonin gjatë ditës tokën e tyre. Xhamia ka shërbyer për faljen e namazit të sabahit, akshamit dhe të jacisë. Sot objekti ka humbur funksionin.

Mitrovica dhe monumentet e trashëgimisë kulturore të saj, duke përfshirë shtëpinë e Xhafer Devës por edhe objektin e stadiumit “Adem Jashari” vazhdojnë të neglizhohen edhe nga Qeveria Kurti I dhe II njejtë si u ngelizhuan për dhjetëra vite edhe nga qeveri të tjera./Mitropol/

Weelnes