
10 persona janë arrestuar ndërsa 6 të tjerë janë ende në arrati, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Operacioni policor është realizuar në Prishtinë dhe Pejë, ku janë kontrolluar gjithsejt 12 lokacione, shkruan Mitropol.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
Para të gatshme – 4,423.00 euro, aparatet e lojërave të fatit – 2 copë, telefona mobilë – 25 copë, kompjuterë laptop – 2 copë, DVR – 2 copë si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit 10 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Mitropol/








