
Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni ka përmendur disa nga punët e realizuara gjatë mandatit të kaluar si asambleist, shkruan Mitropol.
Preteni i cili në listë mbanë numrin 10, tha se me kryetarin në ardhje Arian Tahiri, me përkushtim do të vazhdojnë punën për përkujdesje të veçantë për shëndetin e secilit banor edhe në mandatin e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Si asambleist i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, gjatë këtij mandati kam pasur rastin që, së bashku me Kryetarin Bedri Hamza dhe përfaqësues të tjerë komunalë, të marr pjesë në vendosjen e gurthemeleve, në procesin e rinovimit dhe në inaugurimin e shumicës së ambulantave shëndetësore në qytet dhe në fshatra.
Këto investime janë dëshmi e angazhimit tonë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët tanë.
Me kryetarin në ardhje Arian Tahiri, me përkushtim do të vazhdojmë punën për përkujdesje të veçantë për shëndetin e secilit banor edhe në mandatin e ardhshëm!
🗳 Votoni Arian Tahirin – Nr. 191
🗳 Votoni Xhafer Pretenin – Nr. 10
#Për_ty_gjithmonë_Mitrovicë







