
Ish-drejtori për Shërbime dhe Infrastrukturë dhe aktualisht asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Muja, edhe këtë herë është pjesë e garës për Asamblenë Komunale, shkruan Mitropol.
Gjatë mandatit të tij si drejtor, Muja realizoi projekte të shumta infrastrukturore, duke asfaltuar rrugë në shumë fshatra të komunës, veçanërisht në zonën e Shalës së Bajgorës, ku kontribuoi në hapjen e rrugës për zhvillimin e turizmit lokal.
Ai thekson se kandidatura e tij është një vazhdimësi e punës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve, me synim për të çuar përpara projektet që përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve.
Në krye të Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë, Muja dëshmoi efikasitet dhe rezultat, duke e bërë këtë drejtori një ndër më produktivet gjatë mandatit të kaluar.
Naser Muja garon me numrin 11 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.








