Medi
LAJME

11’shi i VV-së, Naser Muja: “Bashkë për Mitrovicën, gjithmonë me qytetarin!”

 

Mitrovica po hyn në fazën e zgjedhjeve që do mbahen më 12 tetor dhe ish-drejtori Naser Muja ka njoftuar se po rikandidon për Kuvendin Komunal me numrin 11 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tripika

Ai synon të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, duke përfaqësuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në institucionet vendore.

Muja ka shërbyer më parë si drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë dhe gjatë mandateve të kaluara ka kontribuar në projekte që lidhen me jetën e përditshme të mitrovicasve.

Për të, bashkëpunimi dhe përfaqësimi i qytetarit janë parime kyçe: “Vetëm të bashkuar mund t’i çojmë përpara projektet që i duhen Mitrovicës,” thekson ai.

Me përvojën dhe angazhimin e tij, Naser Muja fton qytetarët të japin besimin e tyre për të vazhduar punën dhe për të forcuar zërin e Mitrovicës në Kuvendin Komunal.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftoj se edhe në këto zgjedhje do të jem në garë për të qenë zëri juaj dhe i problemeve tuaja në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

11 është numri im në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bashkë për Mitrovicën, sepse vetëm kështu jemi një, ashtu siç kemi qenë gjithmonë, me qytetarin dhe për qytetarin.

Kam pasur nderin e madh të përfaqësimit tuaj edhe në mandatin që po e lëmë pas, por edhe në mandatin para këtij, kur kam shërbyer në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, andaj kërkoj nga ju që edhe kësaj radhe t’na e besoni mandatin dhe kënaqësinë që t’jemi zëri i nevojave e kërkesave tuaja.

#NaserMuja11
#LVV105
#FatonPeci

Active 1