Premium Store
02

11’shi i VV-së, Naser Muja grumbullon ekspertët e komunikacionit, premton rregullim të problemeve infrastrukturore në Mitrovicë

Kandidati i LVV-së për Asamble Komunale, Naser Muja me numër 11 në listë ka grumbulluar ekspertët e komunikacionit në një tubim me kandidatin për kryetar, Faton Pecin.

Në këtë takim është diskutuar për tema në të cilat Naser Muja si ish-drejtor i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike ka një bagazh të theksuar dhe janë adresuar probleme që kërkojnë zgjidhje.

Medi

Muja bashkë me kandidatin e tyre për kryetar kanë potencuar se rruga “Mbretëresha Teutë” edhe pas 3 viteve mbetet pa pranim teknik.

Nga takimi u tha se ekspertët e komunikacionit e kanë vlerësuar si rrugë me rrezik, ndërsa hapësirat përreth kanë mbetur pa mirëmbajtje.

Muja ka premtuar se do angazhohet në vazhdim që të bëhen Iinvestime infrastrukturore me standarde moderne si dhe për avokimin që banorët e Banesave të Kuqe në Bajr të kenë lifte në banesat e tyre.

#Naser Muja 11
#LVV105

Premium Store