
Majlinda Kurti po shihet si njëra nga gratë më të përgaditura për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Kandidatja e re në moshë synon të sjellë një frymë të re në Asamblenë Komunale, dhe këtë do ta bëjë pas 12 viteve angazhim si aktiviste e Partisë Demokratike të Kosovës dega Mitrovicë.
Majlinda Kurti e cila garon me numrin 35, premton se do të jetë zëri i qytetarëve mitrovicas, dhe zotohet se së bashku me Bedri Hamzën do ia kthejnë namin qytetit të minatorëve.
Majlinda ka kryer studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe përvoja e saj do të sjellë risi në politikat komunale. /Mitropol/








