
Numri i madh i rasteve të reja të pacientëve të prekur me variantin Delta të Covid-19 që ka filluar të rritet çdo ditë e më shumë po shkakton tollovi të mëdha.
Kjo tollovi po shkaktohet çdo ditë para Qendrës së Vaksinimit në Mitrovicë pasi numri i qytetarëve që po duan të vaksinohen për t’u mbrojtur është rritur dukshëm, shkruan Mitropol.
Para kësaj qendre për shkak të interesimit të madh, çdo ditë qytetarët po detyrohen të presin nga 1-3 orë për ta marrë dozën e vaksinës.

Vetëm sot në Kosovë u regjistruan 1128 raste të reja me Covid, 59 nga të cilat në Mitrovicë./Mitropol/








