Premium Store
KOSOVËLAJME

15 presidente në të gjithë botën, Vjosa Osmani më e reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot u bë 41 vjeçe. Karrierën politike Osmani e filloi në moshë të re si aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të vazhduar me postin e deputetes për tri mandate.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit në vitin 2020, ajo u bë ushtruese detyre e postit të presidentes.

Weelnes

Ndërsa, në vitin 2021 Vjosa Osmani ishte gruaja e dytë që u zgjodh presidente, pas Atifete Jahjagës, që ishte e para udhëheqëse në krye të shtetit.

Para Osmanit, ishte Jahjaga e cila në moshën 36-vjeçare e mori në duar timonin e shtetit dhe shërbeu si kryetare e Kosovës deri në moshën 41-vjeçare, po aq vjet sa sot i mbushi Osmani.

Udhëheqësja e Kosovës sot renditet edhe si presidentja më e re në mesin e 15 sosh që drejtojnë vendet e tyre nëpër botë.

15 shtete në botë, përfshirë Kosovën, aktualisht udhëhiqen nga gratë: Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, Greqia, Moldavia, India, Peruja, Trinidad dhe Tobago, Hondurasi, Tajvani, Singapori, Gjeorgjia, Etiopia dhe Barbadosi.

Evropa prin me shtatë presidente në: Kosovë, Greqi, Hungari, Slloveni, Sllovaki, Moldavi, Gjeorgji (vend transkontinental).

Pas saj renditet Amerika e Jugut me katër presidente në: Peru, Honduras, Trinidad dhe Tobago, Barbados. Pasuar nga Azia me tri: Indi, Tajvan dhe Singapor.

Në kontinentin e Afrikës është një presidente, ajo e Etiopisë, ndërkaq në Amerikën e Veriutnuk udhëheq asnjë grua e as në Australi./KlanKosova

Pellini