Medi
02LAJME

2 kilogramë marihuanë gjinden në veturën që goditi policin në veri

Sot rreth orës 13 në Suhodoll të Mitrovicës gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë. 

Për tu mbrojtur dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët kanë përdorur edhe armë zjarri, shkruan Mitropol.

Medi

Nga situata e krijuar është lënduar një zyrtar policor. Ndërkaq gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit është gjetur lëndë narkotike e llojit marihuanë në sasi në 2 kg.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar nga organet kompetente.

Koha