
Sot më 15 Shtator 2021, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 8.789 testime janë shënuar 12 vdekje dhe 410 raste të reja me Covid, shkruan Mitropol.
2 nga vdekjet dhe 42 nga rastet e reja janë në rajonin e Mitrovicës duke përfshirë Vushtrrinë dhe Skënderajn.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501./Mitropol/








