Premium Store
02KOSOVËLAJME

20 punonjës të ri nisin punën në Trepçë

Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot, në Njësinë Biznesore “Miniera me Flotacion Trepça – Stanterg” ka njoftuar se 20 punëtorë të rinj, i janë bashkuar ekipit të tyre në pozitën punëtor në minierë, shkruan Mitropol.

Ndërmarrja u ka dëshiruar punëtorëve mirëseardhje në punën e tyre të re.

eKiosk

Postimi:

👷🏼‍♂️Mirë se vini në ekipin tonë!
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot, në Njësinë Biznesore “Miniera me Flotacion Trepça – Stanterg”, mirëpret me shumë kënaqësi 20 punëtorë të rinj, të cilët i janë bashkuar ekipit tonë në pozitën punëtor në minierë.

U dëshirojmë mirëseardhje të përzemërt dhe shumë suksese në punën e tyre të përditshme, me besimin se së bashku do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin dhe forcimin e Trepçës – krenarisë sonë industriale. 💪⛏️
Mirë se erdhët në Ndërmarrjen Trepça Sh.A.
Me Fat !

eKiosk