Premium Store
02LAJME

201 zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut u trajnuan për komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore

 

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë marrë pjesë në punëtorinë me temën “Komunikimi për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore”, e cila ka filluar në muajin qershor 2025 dhe ka përfunduar sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Active 1

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjithsej 201 zyrtarë policore nga gjeneratat 59, 60, 61 dhe 62 të Policisë së Kosovës.

“Punëtoria është organizuar nga zyrtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e komunikimit efektiv, parandalimin dhe uljen e tensioneve, si dhe forcimin e ndjeshmërisë gjinore gjatë ushtrimit të detyrës policore. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë raste praktike dhe të thellojnë njohuritë mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e situatave që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet nga Policia e Kosovës e cila ka shprehur falënderim ndaj EULEX-it.

Dukato 1