Medi
02LAJME

21 vjeçari vushtrrias shetitej me armë në brez, e ‘lidhi’ Policia

Dje me datë 22.08.2022, në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk posedonte leje.

Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale.

Medi

Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

Premium Store