Aurora Group
02LAJME

22 vjeçarit nga Mitrovica iu sekuestrohet arma e zjarrit, Prokurori e liron në procedurë të rregullt

Gjatë orëve të para të datës 24 gusht 2021, Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri nga një mitrovicas, shkruan Mitropol.

Sekuestrimi ka ardhur gjatë kontrollimit të automjetit në një pikë kontrollo me ç’rast edhe është gjetur arma e zjarrit.

Aurora Group

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është sekuestruar një revole, një karikator me tre fishekë te kalibrit 7.65 mm.

Policia e Kosovës njofton se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar V.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Koha