Medi
02LAJME

24 vjeçarja mitrovicase pengon gjyqtarin e Gjykatës në punë, ai e lajmëron në Polici

Konfliktet për pronë në shumicën e rasteve përfundojnë si raste në Polici dhe më pas procedohen në gjykatë, për të gjetur zgjidhje për palët që përfshihen në të tilla incidente.

Për një kontest pronësor i cili po trajtohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjyqtari i rastit është penguar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Medi

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku një 24-vjeçare po dyshohet se e ka penguar gjyqtarin që po kryente punën sipas detyrës zyrtare.

Rasti lidhet me një pronë kontestuese, për të cilën siç duket është revoltuar e dyshuara dhe ka tentuar t’ia marrë dokumentacionin gjyqtarit.

Policia është vënë në dijeni për rastin dhe si rezultat është siguruar prezenca e të dyshuarës.

Të njëjtat burime thonë se ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Active