24 vjet nga ngjarja e rëndë në familjen Hasani, nëna e Enver Hasanit u vra në derë të shtëpisë

Sot janë mbushur plot 24 vjet nga ngjarja e hidhur që goditi familjen Hasani në luftë, shkruan “Mitropol”.
Nëna e Enver Hasanit, Arife Miftari-Hasani, u qëllua nga armiku serb në derë të shtëpisë.
E ndjera sot u përkujtua tek varri i saj nga i biri, Enver Hasani.
Shkrimi i plotë nga Enver Hasani:
Nanë, u bën 24 vjet që kur të vranë në derë të shtëpisë paramilitarët serb të diktatorit Millosheviq. Të vranë në vigjilje të shpalosjes së gjenocidit ndaj nesh, që sot pakkush e zë në gojë, përveç për motive të ulëta politike, gjenocidit që u ndërpre nga UÇK dhe ushtritë e NATO-s, ushtritë e botës së civilizuar së cilës një ditë do t’i bashkohemi. Këtë po mundohemi ta bëjmë në vazhdimësi!
Të vranë Nanë bashkë me mijëra të tjerë, të cilët i masakruan e dhunuan, burra e gra, dejm e vajza, fëmijë e të moshuar, nuk zgjidhën askend që fliste shqip.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës Nanë! U prehpsh në paqen e Parajsës, bashkë me krejt ata që ranë në altarin e lirisë.
Të përkujtojmë me mall, po na mungon shumë, si ditën kur u vrave!







