Sot janë bërë 25 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund dhunës serbe në Kosovë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ndërmjet NATO-së dhe RFJ-së ishte parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike në ish-Jugosllavi.
Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshjen e Kumanovës ishte nënshkrua më 9 qershor 1999, ndërsa ka hyr në fuqi më 11 qershor të vitit 1999.
Ajo është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq. Ky i fundit, më pas është akuzuar nga trbunali ndërkombëtar i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.