Medi
02LAJME

251 pacientë të spitalizuar me probleme në mushkëri

 

Reparti i Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, përkujdeset për pacientët me probleme të sistemit respirator/frymëmarrjes.

Aurora Group

Çdo ditë diagnostikohen dhe trajtohen sëmundje që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës, nga vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor, deri te sëmundjet më komplekse të mushkërive.

Gjatë vitit 2025, në 10 shtretër të dedikuar për këtë repart, janë trajtuar 251 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë përkujdesje profesionale dhe trajtim të vazhdueshëm nga specialistë të pulmologjisë.

Shërbimi ambulantor i Pulmologjisë ka qenë jashtëzakonisht aktiv, me gjithsej 5 mijë e 254 vizita mjekësore, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e stafit për të qenë pranë çdo pacienti, në çdo fazë të trajtimit.

Weelnes