275 kandidatë nga minoritetet, testohen për policë
Ata u testuan në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga ora 10:00.
Testi me shkrim kishte 100 pyetje, ndërsa për të kaluar atë duhet që 70 për qind të përgjigjeve të jenë të sakta.
“Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme, gjuhë dhe letërsi si dhe matematikë. Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70% të përgjigjeve të sakta nga testi”, shkruan në kumtesë.
Konkursi kishte qenë i shpallur nga 11 korriku deri më 5 gusht, ndërsa procesin e testimit e kanë përcjellë zyrtarë nga OSBE-ja dhe EULEX-i, thuhet gjithashtu në njoftim.