
Biznesi “Fast Food Hommi” i ka ofruar ushqim një nevojtareje për të cilën raportoi gjatë ditës Mitropol.
Një qytetare kishte fotografuar një rast të tillë ku shihet një grua në nevojë e cila po e hallakaste shportën e mbeturinave për të gjetur ca ushqim, tek banesat pas restaurantit Va Piano.
“Çdo ditë vijnë këty lypin, zemra të dhemb”, thotë e pikëlluar qytetarja që dërgoi fotografitë.
E i menjëhershëm ishte komenti i një pronari të një lokali ushqimor i cili tha se zonja në foto mund të hante ushqim tek ta falas çdo ditë.

Kjo gjendje e varfërisë buron nga mungesa e kujdesit social të shtetit dhe nga mungesa e krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët mitrovicas./Mitropol/








