Aurora Group
02LAJME

29 vjeçarja vdes në Spitalin e Mitrovicës, s’i bëri ballë plagëve të aksidentit

Një grua e moshës 29 vjeçare sot ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, njofton Mitropol.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën rajonale Skënderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Medi

Lajmin për Mitropol e konfirmoi Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

Drejtuesja e automjetit e cila është vetaksidentuar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ajo nuk arriti tu dalë ballë plagëve të marra, prej nga si pasojë humbi jetën.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Active 1