02LAJMESPORT

3 boksierë mitrovicas pjesë e ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit në Shkup

Kosova do të marrë pjesë me 7 boksier në turneun ndërkombetar “Gongu i Artë” që mbahet në Shkup nga 10-14 nëntor 2021.

E me ekipin e Kosovës në këtë turne do të marrin pjesë edhe 3 boksierë mitrovicas, Remzo Mustafiç, Altin Shala dhe Imer Mangjolli.

Tripika

Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga vendet si Anglia,Irlanda Welsi, Italia dhe shumë shtete tjera nga Evropa.

Remzo Mustafic dhe Altin Shala do të boksojnë në kategorinë 80 kg, ndërsa Imer Mangjolli në kategorinë 75 kg. /Mitropol/

Weelnes