Medi
02

3-shi i PDK-së, Igballe Islami viziton punimet tek ura për këmbësorë mbi lumin Ibër, pritet nga djali i hallës, Jahir Nimani

Drejtoresha e Financave në Komunën e Mitrovicës dhe kandidatja për asambleiste nga PDK me nr. 3, Igballe Islami, vizitoi sot punimet tek ura e re që do të lidhë jugun me veriun e qytetit tek “Tre Rrokaqiejt”.

Projekti po realizohet nga kompania vendore Edi Company, e drejtuar nga ish-ushtari i UÇK-së, Jahir Nimani, i cili tashmë ka përfunduar në kohë rekord urën e parë për automjete dhe po vazhdon me ndërtimin e urës së dytë për këmbësorë.

Active

Nimani e priti me kënaqësi Islamin, të cilën e quajti një nga drejtoreshat më të suksesshme pas luftës, duke e cilësuar vizitën edhe si një moment të veçantë familjar, pasi ajo është vajza e dajës së tij, Aziz Islamit, të cilën Nimani e konsideron si motër.

Ky projekt ka simbolikë të madhe për Mitrovicën, pasi përveç funksionit infrastrukturor, shihet si një hap drejt afrimit të dy pjesëve të qytetit.

Dukato 1