Pellini
02LAJMESHNETA

3 vdekje nga virusi në Mitrovicë brenda 24 orëve të fundit, detaje

Ministria e Shëndetëisë gjatë ditës së sotme ka publikuar detajet për rastet që kanë rezultuar pozitiv me virusin korona brenda 24 orëve, shkruan Mitropol.

Në kuadër të kësaj janë shpalosur statistika edhe për vdekjet që kanë ndodhur në vend. MSH raportoi se brenda 24 orëve në Kosovë janë shkaktuar plotë 28 vdekje nga virusi korona.

Medi

E në kuadër të këtij numri duhet theksuar se në qytetin e Mitrovicës kanë ndërruar jetë 3 persona. MSH njofton se 2 prej tyre i takojnë gjinisë femërore dhe 1 i takon gjinisë mashkullore, ndërsa sa i përket moshës njëra nga viktimat i takon moshës 80++ teksa tjetra i takon moshës mes 70-79 vjeç. Sa i përket viktimës nga gjinia mashkullore, MSH bënë të ditur se i takon moshës 70-79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani në qytetin e Mitrovicës janë gjithësej 148 vdekje të shkaktuara nga virusi korona. /Mitropol/

Premium Store