KOSOVËLAJME

30 ditë paraburgim për personin që dyshohet se mori pjesë në dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Z., nën dyshimet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Market Florenti
Roadside

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.Z.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuaren dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale”. – thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuaren”, thuhet në njoftimin e gjykatës.