Active 2
KOSOVËLAJME

30 të lënduar në aksidentin e rëndë në Vragoli, Policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona, njofton ‘Mitropol’.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi,  si pasojë e aksidentit 30 persona kanë mbetur të lënduar, teksa në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante.

Dukato 1

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Koha