Market Florenti
KOSOVËLAJME

33 vjeçarja vushtrriase humb jetën, bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Mbrëmë rruga “Jakov Xoxa” në Prishtinë ishte skenë e një ngjarjeje të rëndë. Një grua rreth 33 vjeçare humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë, njofton “Mitropol”.

Market Florenti

”Mitropol” ka mësuar nga burime të vetat se bëhet fjalë për vushtrriasen Njomza Maxhuni me banim në Prishtinë.

TEB

Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve nga ngjarja tragjike.

Vdekja e së ndjerës u konstatua menjëherë nga ekipet mjekësore, ku prezent ishin edhe njësitet policore, të cilët kryen rrethimin e lokacionit me shirita.

Prokuroria bashkë me hetuesit policorë po mirren me rastin./Mitropol/

Market Florenti