Pas fitores në Mitrovicë, Hamza i shkon në mbështetje Shaqir Totajt për balotazhin në Prizren

Së shpejti do marrë postin e të parit të Mitrovicës. Kjo fitore e thellë që korri në këtë qytet bëri që Hamza të jetë i lirë nga balotazhi, shkruan Mitropol.
Meqë vet e kreu garën, tashmë i pari i Mitrovicës i shkoi në mbështetje bashkëpartiakut të tij nga PDK, Shaqir Totajt në garën karshi Mytaher Hasakukajt të VV-së.
Për këtë vizitë të Hamzës njoftoi vet Shaqir Totaj, i cili ndau disa fotografi nga fabrika “Liri” në Prizren.
Postimi i plotë:
Së bashku me mikun tim, Bedri Hamzën, vizituam kompaninë e suksesshme “Liri” që tashmë ka kaluar kufijtë e Prizrenit e Kosovës. Në mandatin tonë, sektori i biznesit dhe eksporti do të përkrahet vazhdimisht. Bashkë për Prizrenin!









