“374% rritje e faturës: Qendrim Kryeziu e quan “vjedhje klasike” ndaj qytetarëve të Kosovës

Biznesmeni i kompanisë ISP Broadcast, Qendrim Kryeziu, ka reaguar ashpër lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë “vjedhje klasike” ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se fatura e tij mujore është rritur nga 149 euro në 706 euro, një ngritje prej rreth 374%, dhe ka theksuar se një situatë e tillë nuk po ndodh vetëm me të, por me të gjithë qytetarët e vendit.
Kryeziu ka apeluar që më 28 dhjetor 2025, sipas tij, “Kosova duhet të riçlirohet”, duke nënkuptuar domosdoshmërinë e një ndryshimi politik.
Ai po ashtu u është drejtuar mërgimtarëve, duke i paralajmëruar se, siç tha ai, “kjo faturë është +18”, duke nënvizuar rëndësinë e reagimit të diasporës ndaj situatës së krijuar.








