
Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për plotë 1116 vende të lira të punës, raporton Mitropol.
Nga ky numër i madh i vendeve të punës, 39 vende të lira janë vetëm në qytetin e Vushtrrisë, teksa ky numër është i ndryshueshëm në qytetet e tjera të Republikës së Kosovës.
Vende të lira të punës janë hapur për:
Infermier (10 vende në Vushtrri)
Ndihmës Infermier ( 6 vende në Vushtrri)
Teknik i Rentgenit (4 vende në Vushtrri)
Teknik Laborant në SHKSUK (4 vende në Vushtrri)
Staf Teknik dhe Mbështetës në SHKSUK (7 vende në Vushtrri)
Mjek i përgjithshëm në QKMF (5 vende në Vushtrri)
Infermier i përgjithshëm në QKMF (3 vende në Vushtrri)
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
MSH njofton se data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është : 20.08.2021 deri 24.08.2021
Dokumentet që duhet plotësuar janë si në vijim:
CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net
Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë pozita e punës dhe vendi i punës (Institucioni dhe Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës dhe nr. i telefonit dhe imell adresa.
Nëse në aplikacion nuk cekët pozita e punës, emri i institucionit për të cilin aplikon, komuna në të cilën aplikon, nr. i telefonit, imell adresa dhe kërkesat tjera si më lartë, aplikacioni do të hudhët si i pa vlefshëm;
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Konkursin e plotë e gjeni në linkun: https://msh.rks-gov.net/sq/konkurs-39/







