42-vjeçari në Skenderaj u vra nga djali i axhës, la pas vetës 6 vajza – po priste edhe një tjetër

Sot rreth orës 13:50 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, nga të cilar një person mbeti i vrarë.
Viktima mbeti i vrarë pas një konfilkti brenda lokalit “Boss Bar”.
Siç merret vesh personi i cili humbi jetën nga plagët e marra është 42 vjeçari Ismet Ibishi.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ibishi u vra nga familjari i tij, më saktësisht djali i axhës së tij, për cështje pronësore.
Viktima la pas vetës gjashtë vajza, ndërsa ishte në pritje edhe të një fëmije.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftuan ndër tjera se kanë filluar edhe hetimet e detajuara rreth rastit, teksa i dyshuari është në arrati.
“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha zëdhënësi i Policisë.
Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.