LAJMESPORT

5.8 milionë euro fitoi basketbolli kosovar në vitin 2023 nga ligji i sponsorizimit

Kanë kaluar disa vite të konsiderueshme që nga hyrja në fuqi e ligjit për sponsorizim në fushën e sportit.

Që nga ajo kohë, klubet e basketbollit janë prej përfituesve më të mëdhenj nga klubet e sportit në përgjithësi së bashku me sportin e futbollit.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Këtë fakt e ka konfirmuar sonte edhe zëvendëministrja e sportit, Daulina Osmani e cila në një prej emisioneve sportive televizive në vend ka treguar se mbi 15 milionë euro kanë përfituar klubet sportive kosovare vetëm në vitin 2023 nga ky ligj.

”Mbështetja për klubet dhe Federatat kalon vlerën 15 milionë euro, konkretisht 15 milionë e 674 mijë euro të cilat janë dhënë nga vërtetimet e sponsorizimit. Nga këto 15.5 milionë euro, janë 6 milionë që i kanë shkuar futbollit, 5.8 milionë që i kanë shkuar sportit të basketbollit dhe të tjerat për sporte tjera.  Po flasim për një buxhet i cili e tejkalon edhe mbështetjen që ministria e subvencionon sportin direkt përgjatë vitit. Gjatë vitit 2023 kemi pasur rritje për 300% për mbështtje direkte të sportit, për federatat dhe klubet sportive që e ka kaluar vlerën prej 10.5 milionë dhe jane 10.7 milionë që i kemi dhënë mbështetje direkte, plus 15 milionë nga ligji i sponsorizimit, këto janë buxhete që bizneset lirohen nga tatimi dhe i kthehen në sport, pra kur bëhet analiza reale janë investime nga shteti. Pra, mbështetja financiare mbi 25 milionë euro për strukturën sportive në vend, është shumë e madhe dhe për ta krahasuar me shtetet e rajonit, është goxha vlerë”, tha

Osmani në emisionin Kampionët në Kanal10.

Për të qenë real, mbështetja financiare nga shteti për sportin shihet qartë se është e madhe, por se sa po shkojnë këto mjete aty ku duhet, sigurisht që për një gjë të tillë duhet të përgjigjen klubet dhe federata, të cilat e kanë obligim mbështetjen dhe punën profesionale mbi të gjitha për gjeneratat e reja. /AsistiOnline.com/