Premium Store
KOSOVËLAJME

“5 mijë euro ose xhipin, ndryshe t’i publikoj mesazhet me nxënësen tënde”, si u shantazhua një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër N.K.., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shantazhi në tentativë”.

Sipas gjykatës: “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.11.2021 në Ferizaj, më qëllim të përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e të dëmtuarit, ka detyruar të dëmtuarin F.Sh. të kryejë një veprim në rrjetin social Whats App, duke e shantazhuar se do t’i bëjë publike mesazhet e tij me nxënësen e tij, në atë mënyrë që i’a kishte kërkuar të dëmtuarit shumën e parave prej 5,000€ ose veturën Xhip”.

Premium Store

Të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Dukato 1