
Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një rast të vetvrasjes në lagjen “Tjegullore” pranë Mega Market “Florenti” në Mitrovicë.
Sipas burimeve të “Mitropol” personi që kreu vetvrasjen dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë së tij tri katëshe.
Lajmin për vdekjen e një personi e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për vdekjen e një 52 vjeçari i cili ka rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij në rrugën ‘Ismail Loshi.”, tha ai.
“Mitropol” posedon edhe identitetin e plotë të viktimës por nuk do e postojë për shkaqe etike.








