“Mitrovicasit e varfër dhe të papunë, mirëpo Bahtiri punëson persona nga qytete tjera”

Qyteti i Mitrovicës po konsiderohet si njëri nga qytetet më të varfra në Republikën e Kosovës, dhe se numri i të papunëve është mjaftë i madh.
Duket se një fakt i tillë nuk po e brengosë kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi që ky i fundit ka punësuar tash e një kohë të gjatë në Komunën e tij bashkëpartiakun, Avni Zogiani.
Zogiani vjen nga Fushë Kosova mirëpo kjo nuk e ka penguar Bahtirin që ta “rehatoj” mikun e tij nga Vetëvendosje, në Komunën e Mitrovicës.
Për një gjë të tillë ka reaguar edhe aktivisti Besart Peci. Përmes dy postimeve në Facebook, Peci ka kërkuar të dijë nga kryeministri Kurti se pse Zogiani është punësuar në Komunën e Mitrovicës.

Ndërsa në postimin tjetër, Peci, inaugurimi i shtëpive të ndërtuara nga Halil Kastrati e sheh se do të vije në kohën e fushatës, gjë që e cilëson si fushatë të Agim Bahtirit dhe përdhosje për mitrovicasit e varfër.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që shoqëria civile në Mitrovicë reagon për punësimet e bëra nga Bahtiri. /Mitropol/








