Active 2
02LAJME

58 vjeçari vrau 42 vjeçaren e më pas veten, policia jep detaje

Një burrë sot ka vrarë një grua në Stanoc të Vushtrrisë e më pas edhe veten.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për “Mitropol” lidhur me rastin ku thuhet se dorasi ishte i moshës 58 vjeçare ndërsa viktima 42 vjeçare.

Premium Store

“Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . 

Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen   në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.”, tha tutje ai për Mitropol.

Weelnes