Market Florenti
02LAJME

6 persona të përfshirë në aksidentin në Kçiq, Berisha: Janë jashtë rrezikut për jetë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin në Kçiq dhe dyshohet se nga aksidenti ku janë përfshirë tri vetura.

Medi

“Mitropol” mëson se nga ky aksident kanë pësuar lëndime 6 persona.

Drejtori mjekësor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“6 persona janë të lënduar, 2 prej tyre kanë lëndime më të rënda. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Janë duke u kryer ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme”, tha Berisha për “Mitropol”.

Koha