Medi
02KOSOVËLAJME

60 vjeçari që vdiq dje në Mitrovicë dyshohet se pësoi infarkt në veturë, goditi dy vetura të parkuara

Foto ilustrim

Dje “Mitropol” raportoi për një aksident trafiku  në rrugën “Agim Ramadani – Katana”, rrugës drejt Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë.

“Mitropol” raprtoi se nga aksidenti humbi jetën një person që po voziste veturën.

Weelnes

Ky lajm u konfirmua nga Policia e Kosovës përmes një komunikate.

“Sot me datën 22 gusht 2023, rreth orës 08:35, në rrugën ,”Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë.”, njoftoi policia.

Në njoftimin e Policisë thuhej se meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e  lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë.

Por, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes që i ofruan shoferit 60 vjeçar ndihmën e parë thanë për “Mitropol” se shoferi kishte humbur kontrollin e timonit pasi dyshojnë se kishte pësuar infarkt para se t’i godiste dy vetura të parkuara.

Pas aksidentit, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Mitropol/

Dukato 1