Jam falënderues ndaj aleatëve, Zelensky mbërrin në samitin e NATO-s: Kemi nëvojë për mbështetje ajrore

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskyy, ka mbërritur në Hagë, ku po mbahet Samiti i NATO-s, raporton Mitropol.
Ai u prit nga Sekretari gjeneral Mark Rutte, i cili e falenderoi për pjesëmarrjen dhe e garantoi për mbështje financiare prej më shumë se 50 miliardë eurove deri në fund të viti.
“Dje unë e bëra një njoftim, që aleanca kanadeze dhe europiane kanë vendosur në shumën prej më shumë se 35 miliardë eurosh për mbështetje ndaj Ukrainës, e qe është më shumë se vitin e kaluar, ku vitin e kaluar ishte një shumë prej 50 miliardë eurosh prej krejt vitin, kurse tani ofrohen 35 miliardë para 1 korrikut. Dhe ne mund të garantojmë se kjo shumë deri në fund të vitit, do të jetë më e madhe sesa vitin e kaluar.”, tha Rutte.
Zelenskyy falenderoi për “miqësinë” dhe përfshirjen personale të Rutte-s në mbështetjen ndaj Ukrainës “Jam shumë i lumtur me pjesëmarrjen tuaj personale. Unë gjithmonë kam llogaritur në të, dhe që jemi në linjë konfrontimi, direkte, bilaterale, përmes telefoni, rreth nevojave urgjente.”
Ai tha se ne ende kemi nevojë për mbrojtje ajrore, anipse, sipas tij, ekziston mbështetja. “Jam i gëzuar që ky drejtim nuk po ndryshon. Ne ende kemi nevojë për mbrojtje ajrore, dhe kemi mbështetje në këtë aspekt.” “Unë jam falenderues ndaj miqësisë sonë dhe [ndaj] aleatëve tanë”, u shpreh Zelenskyy.
Një nga pikat kyçe të samitit është diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës karshi Rusisë dhe plani i ri i investimeve në mbrojtje, që parasheh ngritjen e kufirit të shpenzimeve në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shtetet anëtare. Edhe diskutimi për sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit pas tensionimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit do jetë i pashmangshëm.
Gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku do jetë i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova që do mbuloj drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol/








