KOSOVËLAJME

“68 nëna më kanë thirr pas Deklaratës për të Zhdukurit” – Çerkinaj: S’u premtoj se do të zbardhet fati i tyre

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit.

Lidhur me këtë  Bajram Çerkini, që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur ka thënë se më këtë Deklaratën nuk janë ngjallur shpresat e familjarëve që kanë persona të zhdukur, sepse vetëm dje 68 ‘’nëna’’ e kanë thirrur për këtë arsye.

Aurora Group

“A i kanë ngjallë shpresat e mija a po të gjithë qatynve që më kanë thirr, bash qetash i numërova 68 thirrje të nënave e prindërve. Asnjëherë!”, tha ai.

Çerkini ka thënë se nuk guxon të iu thotë që do të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë, sepse sipas tij për shkak të politikës fati i tyre do të stagnojë ende.

Nuk guxojnë me iu thanë se kena shpresë se do të zbardhet fati i të pagjeturve, por do të stagnohet qysh ka stagnuar deri tash për shkak se politika nuk e ka seriozisht fatin e të pagjeturve, por e ka për të arsyetuar vetën se nuk ka bë gjë deri më tash. I kemi kërkuar edhe na imazhet satelitore dhe kemi kërkuar që nuk duhet të ulen në bisedime pa imazhe satelitore, janë ulë tash janë mbet në hava. Nuk e kanë seriozitetin me e zbardhë fatin e të pagjeturve.”, tha ai.

Mbi 1600 persona janë ende të pagjetur për shkak se janë zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë./Gazeta10

Premium Store