7% e votuesve e shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në ora 11:00 në qendrën më të madhe në Mitrovicë

Një numër prej 857 votuesish e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në qendrën më të madhe të votimit në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.
Numri total i votuesve në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” është 12,174, konfirmon kryesuesi Sami Rama për “Mitropol”.
Sipas tij, gjithçka në këtë qendër ka shkuar në rregull gjersa pas orës 11:00 ka fluks më të madh votuesish.