Medi
KOSOVËLAJMESHQIPËRI

81-vjeçari pranon që ka kultivuar 150 bimë marihuanë në Gjakovë: Për halle t’familjes e kam bë

Arif Hajdinaj, 81-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, e ka pranuar fajësinë se në gusht të këtij viti, në Koshare të Gjakovës, ka kultivuar dhe mbajtur 150 bimë të llojit marihuanë.

Ai e pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet dhe tha se “për halle familjare e kam bo këtë punë”.

Tripika

Avokati i tij kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit.

“T’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimi i fajësisë, moshën e tij të shtyrë mbi 80 vjeç, gjendjen shëndetësore të tij, ku në këtë moshë askush nuk është i shëndoshë dhe se nuk ka të kaluar kriminale”, tha avokati.

Ai i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim me kusht ose një dënim me burg i cili do t’i zëvendësohej në dënim me gjobë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Arif Hajdinaj, më 5 gusht 2021, në zonën e fshatit Koshare të Komunës së Gjakovës, në afërsi të brezit kufitar me Shqipërinë, pa autorizim ka kultivuar dhe mbajtur substancë narkotike dhe atë 150 bimë të cilat janë dyshuar të jenë të llojit marihuanë dhe atë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Active 1