Vetë milioner, popullin e varfër, këto janë opinionet e mitrovicasve për “supermenaxherin” Agim Bahtiri

Për pakë javë do të mbahen zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës, dhe shumica e kandidatëve veç e kanë nisur parafushatën e tyre, raporton Mitropol.
Komuna e Mitrovicës këtë herë do t’i ketë tre kandidatë që do të synojnë ta marrin timonin e të parit të mitrovicasve, mirëpo që asnjëri prej tyre nuk është se po bënë ndonjë fushatë të madhe aktualisht.
Agim Bahtiri, Armend Agolli, dhe Bedri Hamza, janë tre kandidatët që do të kërkojnë votën e qytetarëve mitrovicas këta dy muaj.
Gazetarët e Mitropol po qëndrojnë në terren për të marrë opinion e qytetarëve në lidhje me kandidatët, derisa dje dhe pardje morrëm opinionet për Bedri Hamzën dhe Armend Agollin, sot jemi takuar me qytetarët për të marrë opinione për Agim Bahtirin.
Duket se matjet nuk do t’i dalin ashtu siç po pretendon Bahtiri, e kjo vërehet prej përgjigjeve të qytetarëve në pytjet e gazetarëve të Mitropol.
“A do ta votonit edhe për një mandat Agim Bahtirin për të parin e Mitrovicës?” ishte njëra nga pyetjet e gazetarëve.
“A e ki pernime me qit pytje a hajgare po bon? 2 here e kom votu, 3 here veç nëse m’hipnotizon naj kush se shancë s’ka me votu për kryetar apet Agimin”, ishte një përgjigje e një qytetari mitrovicas.
“Jo se votoj kurrë bre hiq se votoj, po horë more na boni, veç fjalorin këqyrja, “TAJT” une s’di që ekziston në fjalorin shqip kjo fjalë”, ishte përgjigja e një qytetareje të revoltuar me qeverisjen e Bahtirit në Mitrovicë.
“Jo nuk do të votoj fare, kandidatët janë pa vizion për qytetin, shpresojmë që në të ardhmen tkemi kandidatë më të përgatitur”, tha një grua.
“Jo jo çfarë t’votumi, boll e ka pasë 8 vjet, duhet me ndërru pak”, u përgjigj një person në të pesëdhjetat.
Gazetarët e Mitropol kanë zhvilluar biseda edhe me disa prej aktivistëve të qendrës së VV-së në Mitrovicë të cilët do të mbesin anonim, e që edhe këta e konfirmuan se një pjesë e aktivistëve nuk do ta votojnë Agim Bahtirin për kryetar të Mitrovicës.
Ani pse ka qëndrime të tilla nga disa qytetarë mitrovicas, Agim Bahtiri prapë beson se do të marrë 65% të votave të qytetarëve të Mitrovicës. /Mitropol/







