02IN MEMORIAMLAJME

9 muaj pas vdekjes së vajzës 19 vjeçare vdes edhe babai Rrahman Imeri nga Vinarci i Epërm

Rreth 9 muaj pasi i vdiq vajza 19 vjeçare, në lulen e rinisë, Betina Imeri, mbrëmë mbylli sytë për herë të fundit edhe babai i saj, Rrahman Imeri, njofton “Mitropol”.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e dhanë familjarët.

Florenti Company
Koha
KL
Market Florenti

Rrahman Imeri ishte babai i Betina Imerit e cila i dha fund jetës së saj më 8 shtator të vitit të kaluar, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale për shkak të depresionit që dyshohet se i ishte shkaktuar nga presioni dhe kërcënimet që i kishte bërë i fejuari i tashmë së ndjerës, rast për të cilin kishte raportuar “Mitropol”.

Babai i Betinës vdiq ende pa u vendosur drejtësia në rastin e vajzës së tij.

Familjarët njoftuan se i ndjeri do varroset sot në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm./Mitropol/