
Kandidati për Kuvend Komunal të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Zeneli, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve duke u bazuar në angazhimin e tij të deritanishëm në terren.
Ai garon me numrin 9 në Listën e VV-së.
“Fjalë pak e shumë punë! Besoj se Kuvendit i duhen njerëz që punojnë në terren, pa bërë shumë fjalë e marketing. Nuk besoj se ju kam zhgënjyer me punën time deri tani, prandaj ndjej të drejtë t’ju kërkoj votën dhe përkrahjen për mandatin e ardhshëm. Së bashku mund të bëjmë edhe më shumë për Mitrovicën tonë të dashur,” ka thënë Zeneli.








