Ish-presidenti Poroshenko me antiplumb flet për CNN: Jam i gatshëm të vdes

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se bota s’duhet t’i besojë Putinit apo zyrës së tij që po raportojnë për negociata me Ukrainën pas pushtimit. Ai ka folur për CNN i veshur me antiplumb rrugëve të Kievit.
“Dua të ju them të gjithë shikuesve të CNN, të gjithë njerëzit e botës, me një kërkesë shumë të thjeshtë: Ju lutem mos i besoni Putinit. Mos i besoni Putinit. Dhe dy, mos kini frikë nga Putini,” tha ai nga Kievi në një intervistë për CNN.







