Elon Musk i del në ndihmë Ukrainës, merr një vendim të rëndësishëm

Miliarderi dhe pronari i SpaceX dhe Teslas, Elon Musk, i ka dalë në ndihmë Ukrainës.
Me anë të një postimi në Twitter, Mykhailo Fedorov, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transformimit Digjital në Ukrainë, i ka kërkuar Musk qasje në Starlink.
“Elon Musk, përderisa ti po mundohesh të kolonizosh Marsin, Rusia po tenton ta okupojë Ukrainën! Pëderisa raketat tuaja me sukses ulen nga hapësira, raketat ruse sulmojnë civilët ukrainas! Të kërkojmë që të sigurosh stacione të Starlink dhe t’iu adresohesh rusëve që të ndalen”, ka shkruar ai në Twitter.








